• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Uitkof do ta vizitojë Rusinë pas vizitës në Izrael

Uitkof do ta vizitojë Rusinë pas vizitës në Izrael

Uashington, 1 gusht 2025 (MIA) - I dërguari i poaçëm i presidentit amerikan për Lindjen e Afërt, Stiv Uitkof do ta vizitojë Rusinë pas vizitës së tij nl Izrael, deklaroi dje presidenti amerikan, Donald Tramp.

Tramp nuk dha hollësi të tjera për orarin e Uitkofit, i cili në të kaluarën pati bisedime në Mokë me presidentin rus, Vlladimir Putin.

Presidenti amerikan i dha afat Putinit deri më 8 gusht të arrijë marrëveshje për ndërprerje të luftimeve në Ukrainë dhe kërcënoi se do të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë nëse ai nuk e bën atë.

Ai dje e kritikoi ashpër sjelljen "tmerruese" të Rusisë ndaj Ukrainës dhe tha se planifikon të vendosë sanksione ndaj Moskës nëse nuk arrihet marrëveshje.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve në Dhomën ovale të Shtëpisë së Bardhë se nuk është i sigurt nëse sanksionet do ta kthejnë Rusinë. ab/

Fotо: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR