Uitkof dhe Kelog do të shkojnë në Stamboll në bisedimet e mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës
- Përfaqësuesit kryesorë të presidentit të amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof dhe Kit Kelog, të enjten do të jenë në Stamboll në bisedimet e mundshme për atë se si të vendoset fundi i luftës në Ukrainë, njoftuan sot tre burime të njohur me planet.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:24, 13 maj, 2025

Uashington, 13 maj 2025 (MIA) - Përfaqësuesit kryesorë të presidentit të amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof dhe Kit Kelog, të enjten do të jenë në Stamboll në bisedimet e mundshme për atë se si të vendoset fundi i luftës në Ukrainë, njoftuan sot tre burime të njohur me planet.
Një zyrtar i lartë amerikan, megjithatë, deklaroi se ende nuk dihet nëse dikush nga Qeveria ruse do të paraqitet, raportojnë mediat britanike.
Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe zëdhënësi i Uitkofit nuk u përgjigjën menjëherë në kërkesën për koment.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenksi do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll vetëm nëse aty do të jetë presidenti rus Vladimir Putini, deklaroi sot ndihmësi i liderit ukrainas, duke e sfiduar Kremlinin të tregojë se është i sinqertë në ndjekjen e paqes.
Moska deri tani nuk ka njoftuar nëse Putini do të udhëtojë në Turqi.
Zyrtari i lartë amerikan deklaroi se Uashingtoni nuk pret që pala ruse do të njoftojë qëndrimin e saj përfundimtarë deri të enjten në mëngjes.
Presidenti amerikan Donald Trampi dje deklaroi se, nëse është e nevojshme, ai do të vijë në takimin në Stamboll. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s