• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Uens: Garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës është bashkëpunimi me SHBA-në

Uens: Garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës është bashkëpunimi me SHBA-në

Uashington, 4 mars 2025 (MIA) – Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Uens, deklaroi se garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës është që t’i jepen SHBA-së mundësi ekonomike, transmetoi televizioni “Foks njuz”.

“Nëse dëshironi garanci të vërteta të sigurisë, nëse me të vërtetë dëshironi të garantoni se Vladimir Putini nuk do ta sulmojë përsëri Ukrainën, garancia më e mirë për siguri është tu jepni amerikanëve mundësi ekonomike në të ardhmen e Ukrainës”, deklaroi Uens. 

Ai shtoi se kjo është “garanci shumë më e mirë për siguri”, se sa, siç tha, “dërgimi i 20.000 ushtarëve nga ndonjë shtet i rastit i cili nuk ka përvojë ushtarake gjatë 30 ose 40 vjetëve të fundit”. 

Sipas Uens, lidhja e marrëveshjes për metalet e rralla të Ukrainës do të mundësojë që SHBA-ja të kthejë një pjesë të mjeteve të investuara dhe do të tregojë se Uashingtoni ka interes afatgjat ekonomik në vend. 

Ai theksoi edhe se, nëse presidenti ukrainas Volodomir Zelenski është i gatshëm për bisedime paqësore, dera e presidentit amerikan Donald Tramp është e hapur. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR