• e hënë, 23 dhjetor 2024

UEFA e gjobit Romën me pesë milionë euro për shkak të shkeljes së FPF

UEFA e gjobit Romën me pesë milionë euro për shkak të shkeljes së FPF

Romë, 3 korrik 2023 (MIA) - Roma do t'i paguajë UEFA-s rreth pesë milionë euro gjobë për shkak të mosrespektimit të fer plejit financiar (FPF).

Deri më 30 qershor, Roma arriti të sigurojë rreth 26 milionë euro fitime kapitale, raportoi "CalcioMercato". Për të përmbushur bilancin e gjendjes 100%, klubi është dashur të arrijë fitime kapitale prej pak më shumë se 28 milionë euro. Për këtë shkak, UEFA e gjobiti Romën me rreth pesë milionë euro.

Në rast të shkeljeve më të rënda të FPF-së, gjoba mund të jetë deri në 50 milionë euro. Përveç kësaj, Roma mund të përballet me një ulje të numrit të lojtarëve në skuadër nga 25 në 23 ose një ndalesë për pjesëmarrje në garat evropiane.

Për përfitime kapitale, Roma duhej ta shiste Benjamin Tahiroviq, Xhastin Klajvert, Kristian Volpato, Filipo Misori, Ruben Providens dhe Karles Perez. Dyshohet se ka pasur oferta për Nikolla Zalevskin dhe Roxher Ibanez, por klubi ka vendosur të mos shesë më lojtarë dhe vendosi të paguajë gjobën. Përveç kësaj, Roma do të mund të blejë lojtarë të rinj pa kufizime nga UEFA. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR