• e diel, 22 dhjetor 2024

Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit bëri thirrje për rritje të presionit ndaj SHBA-së

Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit bëri thirrje për rritje të presionit ndaj SHBA-së

 Riad, 11 nëntor 2023 (MIA)  -  Udhëheqësi i Hezbollahut libanez, Hasan Nasrallah sot deklaroi se demonstratat globale kundër Izraelit për luftën në Gazë po bëjnë presion mbi shtetin izraelit dhe aleatët e tij dhe bëri thirrje për më shumë presion ndaj SHBA-së.

"Shohim mijëra njerëz në Uashington, Nju-Jork, Londër dhe Paris të cilët protestojnë kundër Izraelit", tha Nasrallah, duke shtuar se liderët perëndimorë të cilët fillimisht e dënuan Hamasin për masakrën e 7 tetorit,  tani po bëjnë thirrje për armëpushim, shkrian "Tajms of Izrael". 

Sipas tij, zëri i vetëm që veçohet janë SHBA-ja dhe "pasuesja" e tyre Britania e Madhe. 

 Nasrallah bëri thirrje që presioni ndërkombëtar të përqendrohet te SHBA-ja.

 Duke e komentuar samitin në Riad i cili është në vijim, Nasrallah tha se samiti arab dhe islam bashkon 57 vende arabe dhe islame dhe se sytë e palestinezëve dhe njerëzve të tjerë në rajon janë drejtuar ndaj këtij samiti.

 Ai tha se këto vende nuk do të dërgojnë ushtarë për të depërtuar bllokadën izraelite të Gazës, por se popujt e rajonit presin që bota arabe dhe myslimane të paktën të marrin një qëndrim të unifikuar dhe të kërkojnë që amerikanët ta ndalojnë ofensivën izraelite, të hapin korridor  për dërgimin e ndihmave dhe ofrimin e ndihmës mjekësore, "madje edhe derisa Gaza vazhdon të luftojë".

Duke kosntatuar mbështetjen rajonale për Hamasin, Nasrallah theksoi se "shpresa qëndron në mbështetje nga fronte të ndryshme, veçanërisht nga Bregu Perëndimor". 

Ai e vlerësoi "vendimin e guximshëm" të rebelëve jutë të Jemenit dhe udhëheqësve të tyre, të cilët dërguan raketa dhe dronë në Izrael. 

 Nasrallah i përmendi edhe sulmet e fundit ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri, duke thënë se "operacionet aktuale kontribuojnë në çlirimin e të dy vendeve nga pushtimi amerikan, por qëllimi i afërt është ndalimi i sulmit (izraelit) në Gazë".

 Duke iu drejtuar administratës së presidentit amerikan Xho Bajdenit, Nasrallah shtoi se nëse SHBA-ja dëshiron t'u japë fund sulmeve në këtë front dytësor (në Irak dhe Siri), duhet të imponojë përfundimin e sulmit izraelit mbi Gazë.

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR