• e diel, 06 tetor 2024

Udhëheqësi i Hamasit paralajmëroi: Sulmet në Gazë mund të shndërrohen në luftë rajonale

Udhëheqësi i Hamasit paralajmëroi: Sulmet në Gazë mund të shndërrohen në luftë rajonale

Gaza, 20 tetor 2023 (MIA) - Shefi i Byrosë politike të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Hanije, paralajmëroi se sulmet izraelite në Gazë mund të shndërrohen në luftë rajonale, njoftoi Anadolia.

Ai theksoi se nëse vazhdojnë këto sulme brutale, shkatërrimi dhe gjakderdhja kundër Gazës, kjo mund të shndërrohet në luftë rajonale.

Në videon që e publikoi, Hanije jep vlerësim për konfliktet me Izraelin dhe ngjarjet politike në Gazë, Bregun Perëndimor dhe Liban.

Hanije i bëri thirrje popullit palestinez dhe botës arabe dhe islame që sot të dalin nëpër rrugë me slloganin " Ndaloni sulmet ndaj Gazës, e jo deportimit dhe atdheut alternativ". ss/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR