• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uashingtoni miratori shitjen e automjeteve të blinduara të Rumanisë për 2.53 miliardë dollarë

Uashingtoni miratori shitjen e automjeteve të blinduara të Rumanisë për 2.53 miliardë dollarë

Uashington, 10 nëntor 2023 (MIA) - SHBA-ja mbrëmë ka miratuar shitjen e automjeteve të blinduara të Rumanisë për 2.53 miliardë dollarë, njoftoi agjencia zyrtare e Pentagonit. 

Rumania është aleat i NATO-s dhe fqinj i Ukrainës, e cila është në luftë.

"Kjo marrëveshje do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së duke rritur sigurinë e aleatit të NATO-s", thuhet në njoftimin e Agjencisë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSKA), përgjegjëse për shitjen e armëve jashtë vendit.

Në njoftim shtohet se kjo dërgesë do të përmirësojë kapacitetin e Rumanisë për të "përballur kërcënimet aktuale dhe të ardhshme" duke ofruar forca të besueshme të afta për të penguar kundërshtarët dhe për të marrë pjesë në NATO.

 Rumania kufizohet me Ukrainën, e cila ka luftuar pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022. Që atëherë, SHBA-ja i ka përshpejtuar programet e veta për ndihmë dhe dërgesën e armëve për Kievin dhe vendeve të NATO-s.

Departamenti i Shtetit amerikan miratoi shitjen në Rumani dhe siç kërkohet nga ligji, agjencia njoftoi zyrtarisht Kongresin. Kongresi duhet të ratifikojë marrëveshjen e shitjes. qa/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR