• e diel, 22 dhjetor 2024

Uashingtoni, lidhur me vendimin e GJND-së konfirmoi se akuzat kundër Izraelit për "gjenocid" janë të "pabaza"

Uashingtoni, lidhur me vendimin e GJND-së konfirmoi se akuzat kundër Izraelit për

Uashington, 26 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja sot sërish konfirmoi se akuzat për "gjenocid" kundër Izraelit janë "të pabaza", duke reaguar ndaj aktvendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë e cila i bëri thirrje Izraelit "t'i ndërmarrë të gjitha masat në fuqinë e vet" për të evituar gjenocidin në Gazë.

"Vazhdojmë të mendojmë se akuzat për gjenocid janë të pabaza dhe e konstatojmë faktin se Gjykata nuk solli konkludim për gjenocid, as nuk bëri thirrje për ndërprerje të zjarrit", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara, sot vendosi të mos e hedhë poshtë kërkesën paditëse të Afrikës Jugore kundër Izraelit për gjenocid. Gjykata nuk urdhëroi ndërprerje të zjarrit në Rripine  Gazës, por, mes tjerash, kërkoi që Izraeli t'i ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar gjendocid ndaj palestinezëve në enklavë të vogël dhe solli vendim për gjashtë masa urgjente.

Siç është cekur, sipas nenit dy nga Konventa për parandalim dhe ndëshkim të gjenocidit, Izraeli duhet të "parandalojë akte të vrasjes dhe shkaktim të lëndimeve serioze fizike dhe mendore ndaj palestinezëve".

Krahas kësaj, duhet të kujdeset që armata izraelite të mos i kryejë këto vepra dhe ta parandalojë dhe ndëshkojë çdo nxitje të drejtpërdrejtë dhe publike të kryerjes së gjenocidit.

Krahas kësaj, është urdhëruar të mundësohet sigurimi urgjent i shërbimeve themelore të nevojshme dhe ndohmës humanitare për palestinezët në Gazë dhe të parandalohet shkatërrimi i çfarëdo lloj dëshmive me akuzat për akte të gjenocidit.

Duhet të parashtrohet raport në gjykatë prë të gjitha masat e ndërmarra në mënyrë që të sigurohet se Izraeli i përmbushë ato urdhëra. ab/

Foto: МIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR