• e shtunë, 23 nëntor 2024

Uashingtoni i dërgon Ukrainës pako të re të ndihmës ekonomike

Uashingtoni i dërgon Ukrainës pako të re të ndihmës ekonomike
Uashington, 12 korrik 2022 (MIA) - SHBA-ja do t'i dërgojë Ukrainës transhë të re nga ndihma ekonomike në vlerë prej 1,7 miliardë dollarëve, deklaroi sot ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen. "Kjo pako më e re e ndihmës ekonomike për Ukrainën është pjesë e premtimit të presidentit Xho Bajden për ta mbështetur qeverinë ukrainase përderisa ajo e mbron demokracinë ukrainase nga lufta e paarsyeshme dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës", theksoi Jelen në kumtesë. Qeveria ukrainase do ta marrë këtë ndihmë të re përmes Bankës botërore, ndërsa ajo është pjesë e ndihmës ekonomike në vlerë prej 7,5 miliardë dollarëve që SHBA-ja ia premtoi Kievit në maj. Pas kësaj transhe të kumtuar sot, ndihma amerikane për Ukrainën prej fillimit të konfliktit arriti në katër miliardë dollarë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR