• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uashingtoni do t'i dërgojë Izraelit bomba të rënda mbi 200 kilogramë

Uashingtoni do t'i dërgojë Izraelit bomba të rënda mbi 200 kilogramë

Uashington, 28 qershor 2024 (MIA) - Autoritetet amerikane dhe izraelite njoftuan se administrata e presidentit amerikan Xho Bajden do të lëshojë dërgesë me bomba të rënda më shumë se 200 kilogramë, të cilat duhej të ishin pjesë e dërgesës për Izraelin, e cila ishte pezulluar muajin e kaluar. 

Sipas një përfaqësuesi zyrtar amerikan dhe izraelit, SHBA-ja po përgatitet që t'i dërgojë bombat, duke theksuar se administrata e Bajdenit po shqyrton edhe një pjesë të dërgesës që përfshin bomba me peshë prej mbi 800 kilogramë. 

Funksionari amerikan sqaroi se ata kanë biseduar për këtë çështje këtë javë gjatë vizitës së ministrit izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant në Uashington, duke theksuar se autoritetet izraelite ishin informuar se "Bajdeni nuk pranon urdhra nga (kryeministri izraelit) Benjamin Netanjahu që ta lëshojë dërgesën. 

Një funksionar i lartë amerikan më parë këtë javë deklaroi se ndihmësit e presidentit Xho Bajden e kanë informuar Galantin se Uashingtoni do të vazhdojë ta ndërpresë dërgesën e bombave të rënda për Izraelin derisa nuk përfundon procesi i revizionit. 

Në maj, SHBA-ja e ndërpreu dërgimin e bombave të rënda për Izraelin, duke e theksuar shqetësimin se ato do të shfrytëzohen në zona me popullsi të dendur në Rripin e Gazës.

Para pak kohësh, Netanjahu e akuzoi administratën e Bajdenit se nuk dëshiron t'i dorëzojë armë Izraelit, që i nevojitet në luftën kundër Gazës, e cila zgjat nga 7 tetori. 

Zyrtarë amerikanë të cilët i mohuan akuzat e Netanjahut, duke theksuar se Uashingtoni e ka pezulluar dërgesën për vetëm një dërgesë. 

Në prill Bajdeni nënshkroi një pako të ndihmës prej 26,4 miliardë dollarë për Izraelin, duke përfshirë edhe 14 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.

"Uashington post" njoftoi se nga fillimi i luftës izraelite në Rripin e Gazës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë siguruar armatës izraelite ndihmë ushtarake në vlerë prej mbi 6,5 miliardë dollarë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR