Uashington Post: Ukraina ka filluar të përdorë municione thërrmuese kundër forcave ruse
- Ukraina ka filluar përdorimin e municioneve thërrmuese, të cilat i janë dprëzuar nga SHBA-ja, kundër forcave ruse në juglindje të vendit, publikoi sot Uashington Post, duke iu referuar zyrtarëve të paidentifikuar ukrainas.
Uashington, 20 korrik 2023 (MIA) - Ukraina ka filluar përdorimin e municioneve thërrmuese, të cilat i janë dprëzuar nga SHBA-ja, kundër forcave ruse në juglindje të vendit, publikoi sot Uashington Post, duke iu referuar zyrtarëve të paidentifikuar ukrainas.
Sipas gazetës amerikane, ushtria ukrainase po përdor municione thërrmuese kundër pozicioneve të fortifikuara mirë të ushtrisë ruse, për të cilën arsye është ndërprerë kundërofensiva e verës.
Koloneli ukrainas Oleksandër Bakulin deklaroi këtë javë se Kievit i duhen municione thërrmuese për të "shkaktuar dëme maksimale në këmbësorinë e armikut".
Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se Rusia ka përdorur tashmë municione thërrmuese në zonat e populluara të Ukrainës 24 herë që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.
Përdorimi i bombave thërrmuese është i ndaluar në më shumë se 100 vende sipas Konventës për Municionet Thërrmuese.
Megjithatë, Ukraina, Rusia dhe SHBA-së nuk janë nënshkruese të Konventës. ls/