• e premte, 05 dhjetor 2025

"Uashington post": Trampi dëshiron goditje më të fuqishme ndaj Rusisë, në lojë janë edhe raketat ATACMS

Uashington, 15 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mendon për mundësinë që SHBA-ja t'i dërgojë raketa kryqëzuese "Tomahavk" Ukrainës, njofton gazeta Uashington post, duke iu referuar burimeve i njoftuar me diskutimet në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse këto raketa ende nuk janë pjesë e listës zyrtare për ndihmë ushtarake, ata mund të kyçen në pakon e mëvonshme. Raketat "Tomahavk", me rreze të mëdha veprimi, mund të godasin caqe në Moskë dhe Shën Petersburg nëse hidhen nga territori ukrainas. Forcat amerikane paradokohe i kanë përdorur këto raketa gjatë sulmit ndaj caqeve në Iran.

Gazeta thekson se është biseduar edhe për dërgimin e sistemeve raketore  ATACMS (Army Tactical Missile System). Sipas burimit të njejtë, vendosmëria e Trampit të kryejë presion më të madh ndaj presidentit rus Vladimir Putin është theksuar në bisedë, që ai javën e kaluar e ka udhëhequr me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

- Pse nuk e sulmoni Moskën? – mendohet se është pyetur Trampi.
- "Mundemi, nëse na jepni armë", u përgjigj Zelenski, sipas burimit të gazetës.

Tramp beson se Ukraina duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë, jo vetëm mbi Moskën, por edhe mbi Shën Petersburgun.

Shtëpia e Bardhë diskutoi gjithashtu mundësinë që Ukraina të marrë leje për të përdorur 18 raketa ATACMS me një rreze veprimi deri në 300 kilometra, të cilat tashmë ndodhen në territorin e saj. Edhe pse nuk kanë rreze veprimi të mjaftueshme për të arritur Moskën ose Shën Petersburgun, ato mund të godasin bazat ushtarake, aeroportet dhe depot e logjistikës thellë brenda Rusisë, të cilat aktualisht janë përtej mundësisë së veprimit të forcave ukrainase.

Një rritje e numrit të raketave të tilla po merret në konsideratë gjithashtu në paketat e ardhshme të ndihmës ushtarake. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR