Uashington post: Të dhënat konfidenciale amerikane janë publikuar nga një djalë i ri i cili ka punuar në një bazë ushtarake
- Një djalë 20-vjeçar, i cili punonte në një bazë ushtarake, ndërsa ka qenë adhurues i madh i armëve, është personi përgjegjës për publikimin e dokumenteve konfidenciale amerikane, që nxitën hetim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, raportoi Uashington post, duke iu referuar anëtarëve të rrjetit social Diskord.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:27, 13 prill, 2023
Uashington, 13 prill 2023 (MIA) – Një djalë 20-vjeçar, i cili punonte në një bazë ushtarake, ndërsa ka qenë adhurues i madh i armëve, është personi përgjegjës për publikimin e dokumenteve konfidenciale amerikane, që nxitën hetim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, raportoi Uashington post, duke iu referuar anëtarëve të rrjetit social Diskord.
Sipas raportit të gazetës amerikane, personi ka ndarë informacione konfidenciale në platformën për mesazhe me një grup prej rreth njëzet burrash që ndajnë një "dashuri të përbashkët për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin", raportuan mediat britanike.
“Uashington post” raportin e vet, ku nuk e përmend emrin e personit, e ka bazuar në një bisedë me dy anëtarë të grupit Diskord, ndërsa Rojtersi britanik thekson se tani për tani nuk mund të marrë konfirmim të pavarur për akuza të tilla.
Personi, sipas dëshmisë, veten në Iternet e ka përshkruar si "pjesëtar i shkollës së vjetër", ndërsa një burim i "Uashington post" e ka përshkruar si dikë në fillim deri në mesin e viteve të 20-ta, i cili ka qenë shembull për anëtarët e tjerë të grupit.
“Ai është në formë. Ai është i fortë. Ai është i armatosur. I trajnuar. Është pothuajse gjithçka që mund të prisnit nga një film i çmendur", deklaroi një nga anëtarët e grupit, i cili ishte nën 18 vjeç dhe ka folur me kush të qët mbetet anonim, pasi është siguruar leje nga nëna e tij, raportoi Uashington post.
Diskord në kumtesën e djeshme tha se po bashkëpunon me autoritetet amerikane pasi Ministria amerikane e Drejtësisë javën e kaluar hapi zyrtarisht hetim penal.
Pentagoni, i cili e nisi rastin, për momentin e vlerëson dëmin e shkaktuar nga ajo që mund të jetë publikimi më i dëmshëm të informacioneve konfidenciale në vitet e fundit, raportojnë mediat britanike. ar/