• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uashington post: SHBA-ja lejon që Ukraina të rrëzojë raketa apo gjuajtës mbi territorin e Rusisë me ndihmën e armëve amerikane

Uashington post: SHBA-ja lejon që Ukraina të rrëzojë raketa apo gjuajtës mbi territorin e Rusisë me ndihmën e armëve amerikane

Uashington, 30 maj 2024 (MIA) - SHBA-ja nuk e kufizon Ukrainën të përdorë pajisje kundërajrore amerikane për rrëzim të raketave apo gjuajtësve mbi territorin e Rusisë nëse ata paraqesin kërcënim për Ukrainën, kumtoi mbrëmë "Uashington post", duke e cituar një person zyrtar në administratën e Bajdenit.

Megjithatë, siç thonë burimet për gazetën, Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar për shkak të goditjeve që i bën Ukraina pas stacioneve ruse të radarëve nga sistemi për paralajmërim nga sulmet me raketa bërthamore. Në Uashington druajnë se sulmet e tilla "mund të konttribuojnë drejt destabilizimit të paritetit strategjik mes SHBA-së dhe Rusisë". Stacionet e tilla të radiolokacionit nuk janë prëfshirë në luftën me Ukrainën dhe nuk janë pjesë e "objekteve të ndjeshme".

"Të gjithë duhet ta kenë të qartë se SHBA-ja nuk ka kurfarë qëllimi të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë. Por, sigurisht, ekzistojnë shqetësime rreth asaj se si Rusia mund ta interpretojë atë që fuqitë e saj për ruiajtje bëhen caqe, ndërsa sistemet për paralajmërim të hershëm u nënshtrohen sulmeve", deklaroi nëpunësi.

Gjithsej 11 vende, mes të cilave Gjermania dhe Franca, tashmë lejuan armatimin e furnizuar prej tyre Ukraina ta përdorë në territorin e Rusisë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR