• e diel, 22 dhjetor 2024

Uashington post: SHBA-ja është e shqetësuar se Netanjahu mund të fillojë luftë edhe në Liban

Uashington post: SHBA-ja është e shqetësuar se Netanjahu mund të fillojë luftë edhe në Liban

 Uashington, 7 janar 2024 (MIA)  -  Persona zyrtarë në administratën e presidentit amerikan Xhozef Bajdenit, janë të shqetësuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mund të fillojë luftë kundër Hezbollahut të Libanit me qëllim që ta përforcojë pozitën e tij në vend dhe ta shpëtojë karrierën e tij politike, raportoi Uashington post. 

Popullariteti i Netanjahut ka rënë që nga fillimi i luftës me Hamasin palestinez, pasi publiku e fajëson shumë atë për dështimet që i mundësuan sulmet e ekstremistëve palestinezë. 

 Shumë funksionarë të lartë izraelitë kanë deklaruar vazhdimisht se Hezbollahu duhet të largohet nga kufiri izraelito-libanez në përputhje me Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të vitit 2006.

Gazeta amerikane citoi më shumë se dhjetëra funksionarë dhe diplomatë anonim nga administrata e Bajdenit  në informACIONIN  ku thuhet  se dy përfaqësues të lartë, Amos Hohshtajn dhe sekretari amerikan i Shtetit, ishin dërguar në Izrael për të parandaluar një luftë midis Izraelit dhe Hezbollahut proiranian. 

Në raport, gjithashtu, theksohet se tensionet midis Izraelit dhe SHBA-së janë rritur pjesërisht për shkak se ushtria izraelite, thuhet, se 34 herë  ka goditur pozicionet e forcave të armatosura libaneze, të cilat mbështeten nga SHBA-ja.

 

QËNDRONI TË LIDHUR