• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uashington post: SHBA e zemëruar nga rrjedhja e informacionit mbi shqetësimet e luftës në Ukrainë

Uashington post: SHBA e zemëruar nga rrjedhja e informacionit mbi shqetësimet e luftës në Ukrainë

Uashington, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet amerikane janë zemëruar nga rrjedhjet e informacioneve që ka zbuluar shqetësimet për zhvillimin e luftës në Ukrainë, njofton Uashington post, duke cituar burime anonime.

"Ne ishim të befasuar dhe të tërbuar", tha njëri nga të intervistuarit, pasi në internet u shfaqën dokumentet e klasifikuara që përmbajnë informacione të inteligjencës rreth luftës në Ukrainë, programit bërthamor të Iranit dhe dronëve të Kinës. Në atë kohë, zëdhënësit e qeverisë amerikane po kërkonin informacion nga media për atë që ata planifikonin të publikonin, shkruan gazeta.

Zyrtarët ishin më të shqetësuar se disa nga dokumentet tregonin një larmi mjetesh me anë të të cilave agjencitë e inteligjencës amerikane marrin informacion nga toka, duke përfshirë mbikëqyrjen satelitore dhe përgjimin. Përveç kësaj, siç raporton gazeta, ata ishin të shqetësuar se rrjedhja e informacioneve mund të ndikojë potencialisht në marrëdhëniet e komunitetit të inteligjencës amerikane me homologët në vende të tjera. Për shkak të publikimit të informacionit të klasifikuar, ata ishin veçanërisht të pakënaqur në Kiev, pasi u zbulua se u vlerësua e dështuar kundërofensiva ukrainase, gjë që kundërshtonte mesazhin e mëparshëm optimist të Uashingtonit për rrjedhën e luftës.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi për Uashington post në maj se rezultati nga rrjedha e informacionit është e informuar më mirë Rusia. "Kjo nuk ishte e dobishme për reputacionin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa besoj edhe për reputacionin e SHBA-së”, tha Zelenski.

Ish zyrtar i lartë amerikan tha se ndërsa rrjedhjet e informacionit kishin rritur tensionet, kjo nuk e ndaloi ndarjen e inteligjencës me Kievin. Sipas tij, Moska tashmë kishte njohuri të gjera për armatën ukrainase dhe qeverinë ukrainase edhe para se të publikoheshin dokumentet e klasifikuara, thekson gazeta. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR