Uashington post: Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë mendojnë të ulin buxhetin e agjencive federale nga 30 deri 40 për qind
- Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë po mendojnë për uljen e buxhetit të agjencive federale me një mesatare prej 30 deri në 40 për qind, duke u fokusuar në uljen e konsiderueshme të stafit, njofton Uashington post duke u thirrur në burime anonime.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:54, 13 shkurt, 2025

Uashington, 13 shkurt 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë po mendojnë për uljen e buxhetit të agjencive federale me një mesatare prej 30 deri në 40 për qind, duke u fokusuar në uljen e konsiderueshme të stafit, njofton Uashington post duke u thirrur në burime anonime.
Gazeta shton se ekipi i miliarderit Ilon Mask i cili tani është pjesë e Departamentit për efikasitetin e qeverisë (DOGE), inicioi largime të mëdha nga puna të punonjësve federal.
Presidenti amerikan Donald Tramp dhe Ilon Mask kanë filluar programin për "dorëheqjen e shtyrë" e cila ka për qëllim të inkurajojë punonjësit federalë që të lënë vullnetarisht punën e tyre me kompensim financiar. qa/
Foto: arkivi i MIA-s