• e premte, 05 dhjetor 2025

Ualc: SHBA-ja do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Ualc: SHBA-ja do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Nju-Jork, 22 shtator 2025 (MIA) - Përfaqësuesi i ri amerikan i KB-së, Majk Ualc sot deklaroi se SHBA-ja dhe aleatët do ta mbrojnë "çdo centimetër të territorit të NATO-s".

Ai në takimin e Këshillit për siguri të KB-së, kushtuar hyrjes së aeroplanëve rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, tha se "Rusia duhet urgjentisht të ndërpresë me sjelljen e tillë të rrezikshme".

Në dhjetë ditët e kaluara, Rusia për herë të tretë u akuzua për shkeljen e hapësirës ajrore të disa vendeve-anëtare të Aleancës, pas fluturimeve të dronëve mbi Poloninë dhe Rumaninë". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR