Uadeful e paralajmëron Rusinë: NATO është e përgatitur për një përgjigje të fortë
- Shefi i diplomacisë gjermane, Johan Uadeful, mbrëmë e paralajmëroi Rusinë për një përgjigje të fortë dhe fleksibile nga NATO pas incidentit të fundit me dronë në hapësirën ajrore evropiane, njofton DPA.
Nju Jork, 26 shtator 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë gjermane, Johan Uadeful, mbrëmë e paralajmëroi Rusinë për një përgjigje të fortë dhe fleksibile nga NATO pas incidentit të fundit me dronë në hapësirën ajrore evropiane, njofton DPA.
Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju Jork, ai tha se shkeljet e fundit të kufijve tregojnë se Rusia kupton vetëm masa të forta për mbrojtjen e interesave dhe lirisë evropiane, dhe theksoi se NATO është e aftë të përgjigjet në çdo kohë.
Vërejtjet e Uadeful erdhën pasi dronet u vërejtën në disa aeroporte në Danimarkë, incidente që autoritetet i përshkruan si "sulm kibernetik", transmeton agjencia gjermane.
Autoritetet daneze deklaruan se ende nuk kanë mjaftueshëm informacione për të identifikuar përgjegjësist, ndërsa Rusia e ka mohuar çdo përfshirje në një njoftim nga Ambasada ruse në Kopenhagë.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme e ka kritikuar Rusinë si një vend që shpërfill rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, siç është vërejtur në Ukrainë në vitet e fundit.
Uadeful tha se forcat e armatosura të Gjermanisë do të forcohen për të mbrojtur lirinë, dhe pritet që ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius të investojë shumë në kapacitetet për mbrojtjen ajrore, raporton DPA.
Ai, gjithashtu, theksoi solidaritetin e NATO-s, duke e përsëritur ambasadorin amerikan në KB, i cili theksoi se Aleanca do ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s