• e hënë, 23 dhjetor 2024

U zgjodh Qeveria e re e Malit të Zi

U zgjodh Qeveria e re e Malit të Zi

Podgoricë, 31 tetor 2023 (MIA) - Deputetët në parlamentin malazez sot në mëngjes e zgjodhën qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Millojko Spajiq, pas diskutimit i cili ka zgjatur gjatë gjithë natës dhe ishte shënuar me debat të ashpër mes ish kryeministrit Dritan Abazoviq dhe Spajiq. 

Pas zgjedhjes, Qeveria sot do të mbajë seancë të re në të cilën do të shtyhet regjistrimi i qytetarëve që duhej të fillojë nesër dhe të cilin opozita kishte për qëllim që ta bojkotojë.

Qeveria është e mbështetur nga koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi, i cilë përbëhet nga ish anëtarë të Frontit Demokratik (FD). Më parë për kryetar të Kuvendit ishte zgjedhur një nga liderët e asaj aleance Andrija Mandiq.

Për qeverinë votuan 46 deputetë, 19 ishin kundër, ndërsa një i përmbajtur. Në parlamentin malazez ka 81 deputetë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR