• e hënë, 23 dhjetor 2024

U shemb diga në liqenin artificial në Norvegji, priten përmbytje të reja

U shemb  diga në liqenin artificial në Norvegji, priten përmbytje të reja

 Oslo, 9 gusht 2023 (MIA) - Një digë në një lumë norvegjez është shembur sot pjesërisht dhe uji ka filluar të derdhet nga një vrimë e hapur në mes të objektit.

Incidentit i kanë paparirë përmbytjet e rënda disaditore në zonë. 

 Diga Braskerajdfos në lumin Gloma, rruga më e madhe ujore e Norvegjisë, nuk ishte në gjendje të hapte portat e saj pasi dhoma e saj e kontrollit u përmbyt.

Policia paraprakisht  kishte menduar të hidhte në erë një nga portat mbyllëse të digës 45-vjeçare për të ndihmuar në lehtësimin e situatës, por në fund vendosi  që mos ta bëjë atë, pasi do të kishte qenë e vështirë të mbante nën kontroll shpërthimin. 

 Norvegjia evakuoi mijëra njerëz pasi lumenjtë u ngritën në nivelet më të larta në 50 vjet dhe shumë shtëpi dhe subjekte afariste u përmbytën ose u rrëmbyen nga rrëshqitjet e dheut.

Në pjesë të mëdha të Norvegjisë jugore, rrugët kryesore u mbyllën dhe trenat u ndaluan pasi lumenjtë dolën nga shtrati  i tyre. 

 Autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të mëtejshme në ditët në vijim pasi uji lëviz drejt zonave të ulëta bregdetare.

 Foto: EPA

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR