U rrëzua një pjesë e fasadës së ndërtesës në sheshin e Zagrebit
- U rrëzua një pjesë e fasadës së ndërtesës në sheshin "Ban Jelaçiq" në qendër të Zagrebit. Nuk ka persona të lënduar, informojnë nga Drejtoria policore në Zagreb, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikës dhe punëtorë komunalë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:53, 23 nëntor, 2024

Zagreb, 23 nëntor 2024 (MIA) - U rrëzua një pjesë e fasadës së ndërtesës në sheshin "Ban Jelaçiq" në qendër të Zagrebit. Nuk ka persona të lënduar, informojnë nga Drejtoria policore në Zagreb, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikës dhe punëtorë komunalë.
"Rreth orës 12 e 20 minuta ka arritur denoncim se u rrëzua një pjesë e ndërtesës në sheshin 'Ban Jelaçiq'. Pas arritjes në vendin e ngjarjes, u konfirmua se u rrëzua një pjesë e fasadës", thanë nga Drejtoria policore.
Zjarrfikësit e Zagrebit, të cilët kanë dalë në terren, i kanë larguar mbetjet nga pjesa e dëmtuar e fasadës. bsh/
Foto: HINA