• e premte, 05 dhjetor 2025

U ndërpre seanca e 39-të konstituive e Kuvendit të Kosovës

U ndërpre seanca e 39-të konstituive e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 29 qershor 2025 (MIA) – Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre për të 39-ën herë, pasi deputetët nuk e miratuan propozimin e lëvizjes Vetëvendosje që të votohet kandidatja e tyre Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, në votim të fshehtë. 

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, i cili e udhëheq seancën konstituive, i bëri thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës serbe të propozojnë anëtarë të cilët do ta përbëjnë Komisionin për ndjekjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por ata nuk e bën këtë as sot. 

Pastaj Dehari ju bëri thirrje deputetëve që të votojnë për propozimin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, pas çka 53 deputetë votuan për propozimin, nuk kishte të përmbajtur, as vota kundër, që nuk ishte mjaftueshëm që të miratohet propozimi. 

Dehari e caktoi seancën për përpjekjen e re për konstituimin e parlamentit për të martën në orën 11. 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të enjten mori vendim sipas të cilit deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive më së voni në afat prej 30 ditëve, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit. 

Gjithashtu, gjykata konfirmoi edhe se seanca që filloi më 15 prill dhe vazhdimet e saja të deritanishme nuk janë mbajtur në përputhje me Kushtetutën. 

Seanca konstituive filloi më 15 prill, ndërsa në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, asnjë parti nuk ka mjaftueshëm mandate që e vetme të formojë qeveri. 

Vetëvendosja ka 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhje Demokratike e Kosovës 20, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma tetë, Lista serbe nëntë, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë një, ndërsa 10 mandatet e tjera u takojnë përfaqësuesve të bashkësive të tjera jo shumicë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR