U mbajt Konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar
Shkup, 20 shtator 2022 (MIA) - Në Fakultetin e Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, në organizim të Federatës së Sportit Universitar të Maqedonisë, u mbajt Konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar të shpallur nga UNESKO - 20 shtator, me temë “Perspektiva e sportit universitar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Në konferencë fjalime përshëndetëse patën kryetari i Federatës së Sportit Universitar të Maqedonisë, prof. Dr. Lençe Aleksovska-Veliçkovska dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.
Në fjalimet e tyre, ata veçanërisht e theksuan nevojën për ngritjen e Sportit universitar në një nivel më të lartë si një hallkë specifike që përmes sistemit të tij të garave do t'i inkurajojë sportistët studentë të vazhdojnë karrierën e tyre sportive duke rishikuar veçanërisht implementimin gjithnjë e më masiv të karrierës së dyfishtë si një trend më i fundit global dhe nevoja thelbësore", theksoi FSUM.
Të pranishmit i përshëndeti Matjazh Peçovniku, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Sportit Universitar, si dhe kryetari i Federatës Turke të Sportit Universitar, Mehmet Gjunaji.
Në konferencë fjalime të tyre patën përfaqësues nga Sindikatat e Sportit Universitar, Qendrat Sportive Universitare, si dhe studentë të shquar sportistë.
Të pranishëm ishin përfaqësues të universiteteve të mëposhtme: "Shën Cirili dhe Metodi”- Shkup, Universiteti “ Shën Klimenti i Ohrit"- Manastir, Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip, Universiteti Shtetëror i Tetovës - Tetovë, Universiteti FON -Universiteti Amerikan i Evropës - Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë, Universiteti Ndërkombëtar Sllavjan "Gavrillo Romanoviç Derzhavin" - Manastir, Universiteti "Nëna Tereza" - Shkup, si dhe përfaqësues të Fakultetit të Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit në UCIM, Shkup dhe Katedra e Edukimit Fizik, Sportit dhe Menaxhmentit të Sportit të Fakulteteve jo amë në Fakultetin e Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit.
Fjalim të veçantë pati edhe Seleksionuesi i Reprezentacionit të Karatesë të Republikës së Maqedonisë Veriore, Dr. Boshko Zaborski. ar/