• e hënë, 23 dhjetor 2024

U kurorëzua mbreti britanik Çarllsi i Tretë

U kurorëzua mbreti britanik Çarllsi i Tretë

Londër, 6 maj 2023 (MIA) - Mbreti britanik Çarllsi i Tretë u kurorëzua në ceremoninë në Kishën e Uestminsterit me vendosjen në kokë të kurorës së Shën Eduardit, e shoqëruar me breshëri të shtënash në gjithë Britaninë e Madhe.

Akti i kurorëzimit u mbajt në gjysmën e ceremonisë dyorëshe të udhëhequr nga kryepeshkopi nga Kenterberi, Xhastin Uellbi.

Para kësaj, Çarllsi i Tretë dha betimin për kurorëzimin duke konfirmuar se do t'i respektojë ligjet dhe Kishën Angleze gjatë sundimit të tij dhe se është "protestant besnik".

Pas uljes në fronin historik, mbretit iu dorëzua shpata mbretërore që t'i mbrojë të drejtat, kishën dhe popullin, ndërsa fitoi edhe shenja të tjera mbretërore, siç janë skeptër, shkop, mollë të artë, doreza dhe unazë.

Në momentin e kurorëzimit në 11 lokacione përgjatë Mbretërisë së Bashkuar kishte breshëri të shtënash, duke përfshirë Edinburgin, Kardifin dhe Bellfastin, si dhe nga anije të marinës mbretërore britanike. fc/

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR