• e diel, 22 dhjetor 2024

Me metale të rënda helmohet bashkëshortja e shefit të shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase

Me metale të rënda helmohet bashkëshortja e shefit të shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase

Kiev, 28 nëntor 2023 (MIA) - Bashkëshortja e shefit të Shërbimi të inteligjencës ushtarake ukrainase Kirilo Budanov, Marija Budanova është helmuar me metale të rënda, lajmëruan sot disa media ukrainase, duke cituar burime anonime të inteligjencës.

“Drejtësia” ukrainase thekson se helmet me siguri i ka futur përmes vakteve të saj, pasi janë helmuar edhe disa anëtarë të tjerë të personelit të GUR-it.

Mediat britanike theksojnë se ende nuk ka indikacione se kush qëndron pas helmimit, as nuk lshtë sqaruar se si është kryer, por nëse konfirmohet si e qëllimshme, helmimi do të ishte sulmi më serioz ndaj një anëtari të familjes së një anëtari të shquar të udhëheqjes ushtarake ukrainase që nga fillimi i luftës mes Ukrainës dhe Rusisë më 24 shkurt të vitit  2022.

Shërbimi GUR, në krye  me Kirill Budanovin, është i përfshirë ndjeshëm në operacionet e fshehta të Kievit kundër Moskës. Në Ukrainë Budanovi paraqitet si organizatori i operacioneve ushtarake kundër Rusisë, ndërsa sipas mediave britanike ai është “personi më i urryer” në Rusi.

Mediat ruse, paraprakisht lajmëruan se gjykata në Moskë në prill, në mungesë, e akuzoi Budanovin për terrorizëm, ku ai tha se "do vazhdojë të vrasë rusë kudoqoftë në botë deri në fitoren e plotë të Ukrainës. ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR