Tym i bardhë mbi Kapelën Sistina: Habemus Papam
- – Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistina sot pasdite, me çka publiku u njoftua se kardinalët zgjodhën papën e ri, lider i 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën. Identiteti i kreut të ri të Kishës Katolike do të zbulohet së shpejti, kur ai do të paraqitet në ballkonin e bazilikës “Shën Pjetri”.
- Post By Fitore Curri
- 18:53, 8 maj, 2025
Vatikan, 8 maj 2025 (MIA) – Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistina sot pasdite, me çka publiku u njoftua se kardinalët zgjodhën papën e ri, lider i 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën. Identiteti i kreut të ri të Kishës Katolike do të zbulohet së shpejti, kur ai do të paraqitet në ballkonin e bazilikës “Shën Pjetri”.
Populli i tubuar në sheshin “Shën Pjetri” brohoritën nga gëzimi, përderisa jehuan kambanat e bazilikës, duke konfirmuar se 133 kardinalët votues, të mbyllur në konklavë nga e mërkura, arritën shumicën prej dy të tretave për trashëgimtarin e papa Françeskut.

Sipas traditës, Dominik Mamberti, kardinali i lartë gjakon, do të paraqitet në ballkonin në “Shën Pjetri” dhe do ta publikojë momentin historik me fjalët „Habemus Papam“ – “Kemi papë”.
Në sallat e izoluara të Vatikanit, Papa i sapozgjedhur përgatitet të zgjedhë emrin e tij papnor, i cili shpesh tregon drejtimin e udhëheqjes së tij të ardhshme. Ai do të veshë rrobat e bardha të reja papnore të qepura dhe do të vendosë unazën ceremoniale të peshkimit, përpara se të udhëhiqet nëpër Sallën e Bekimeve drejt ballkonit të njohur si Lozha e Bekimeve. Atje, përpara mijëra njerëzve të mbledhur në shesh dhe miliona njerëzve që do të ndjekin konklavën anembanë botës, do të zbulohet identiteti i tij.
Pritjet janë të mëdha, ndërsa besimtarët me padurim e presin bekimin e parë të papës së ri, i njohur si „Urbi et Orbi“ – “Për qytetin dhe botën”. fc/
Foto: EPA