Tusku: Kapitullimi nën detyrim i Ukrainës do të thotë kapitullimi i të gjithë Perëndimit
- Kryeministri polak Donald Tusku sot deklaroi se kapitullimi i detyruar i Ukrainës mund të thotë kapitullimi i gjithë Perëndimit, me të gjitha pasojat që do të pasojnë.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:12, 20 shkurt, 2025

Varshavë, 20 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusku sot deklaroi se kapitullimi i detyruar i Ukrainës mund të thotë kapitullimi i gjithë Perëndimit, me të gjitha pasojat që do të pasojnë.
"Kapitullimi i detyruar i Ukrainës do të thotë dorëzim i të gjithë komunitetit perëndimor. Me të gjitha pasojat nga ky fakt. Dhe askush të mos bëhet që nuk e di këtë", ka shkruar Tusku në platformën X.
Më herët presidenti amerikan Donald Tramp e ka quajtur Zelenskin "diktator" i cili "nuk duhet të mbajë zgjedhje në vendin e tij", duke theksuar se Zelenski shumë dobët po renditet në sondazhet e Ukrainës dhe se e vetmja gjë në të cilën është i mirë është ta gënjejë ish-presidentin amerikan Xho Bajdenin.
Kancelari gjerman Olaf Sholci e ka vlerësuar këtë deklaratë të Trampit si "të rrejshme dhe të rrezikshme". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s