• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tusk i përgjigjet Trampit: BE-ja nuk është themeluar për të mashtruar askënd

Tusk i përgjigjet Trampit: BE-ja nuk është themeluar për të mashtruar askënd

Varshavë, 27 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk në përgjigjen ndaj kritikave të presidentit amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se Bashkimi Evropian nuk është themeluar për të mashtruar askënd, por për të ruajtur paqen dhe për të forcuar miqësinë transatlantike.

"Bashkimi Evropian nuk është themeluar për të mashtruar askënd. Është e kundërta", publikoi Tusk në X.

Bashkimi Evropian është themeluar "për të ruajtur paqen, për të vendosur respektin midis kombeve evropiane, për tregtinë e lirë dhe të drejtë dhe për të forcuar miqësinë transatlantike. Është kaq e thjeshtë", shtoi ai.

Polonia udhëheq me Bashkimin Evropian deri në qershor, duke u bërë kësisoj shënjestër e kritikave të ashpra nga presidenti amerikan Donal Tramp pasi që u kthye në pushtet. Trampi dje deklaroi se Bashkimi Evropian është krijuar për të "gënjyer" SHBA-në dhe kërcënoi me tarifa prej 25 për qind për produktet evropiane.

"I dua vendet evropiane. I dua të gjitha ato vende, të gjitha të ndryshme, me të vërtetë. Por, Bashkimi Evropian u krijua për të mashtruar SHBA-në. Ky ishte qëllimi dhe ata e arritën atë", tha Trampi në takimin e parë në kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

The EU wasn’t formed to screw anyone. Quite the opposite. It was formed to maintain peace, to build respect among our nations, to create free and fair trade, and to strengthen our transatlantic friendship. As simple as that. 🇪🇺🇺🇸

— Donald Tusk (@donaldtusk) February 27, 2025

Pas deklaratës së tij Komisioni Evropian paralajmëroi se do të reagojë me vendosmëri dhe me shpejtësi ndaj pengesave të pajustifikuara për tregtinë e lirë dhe të ndershme.

"BE do të reagojë me vendosmëri dhe menjëherë kundër pengesave të pajustifikuara ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme, duke përfshirë kur tarifat përdoren për të sfiduar politika legjitime dhe jodiskriminuese", tha zëdhënësi i Komisionit në përgjigje të një kërkese për koment mbi vërejtjet e Trampit. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR