• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqia publikoi pamjet e fluturimit të parë të aeroplanit luftarak Kaan të gjeneratës së pestë (video)

Turqia publikoi pamjet e fluturimit të parë të aeroplanit luftarak Kaan të gjeneratës së pestë (video)

Stamboll, 21 shkurt 2024 (MIA) - Turqia ka arritur një tjetër moment historik në prodhimin e aeroplanit të saj luftarak të gjeneratës së pestë, pasi aeroplani turk KAAN i prodhimit vendas ka përfunduar me sukses fluturimin e parë testues, tha sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, raporton Anadolia.

"Përjetuam një nga ditët krenare të industrisë turke të mbrojtjes. Aeroplani ynë luftarak vendas KAAN përfundoi me sukses fluturimin e tij të parë sot. Turqia ka kaluar një tjetër prag kyç për të prodhuar një aeroplan luftarak të gjeneratës së pestë", tha Erdogan në një tubim në zonën perëndimore turke Afjonkarahisar.

Erdogan shtoi se aeroplani luftarak turk u ngrit pavarësisht "atyre që e krahasuan me përbuzje me një radiator" dhe atyre që u përpoqën të "sabotonin" projektin.

Aeroplani luftarak turk KAAN ka kryer me sukses fluturimin e tij të parë. Me aeroplanin luftarak kombëtar KAAN, Turqia do të jetë një nga pesë vendet që mund të prodhojë aeroplanë në këtë nivel (gjenerata e 5-të).

KAAN, një aeroplan luftarak i prodhuar nga Turqia, përfundoi me sukses fluturimin e parë testues sot, njoftoi Industria Turke e Hapësirës Ajrore (ITH).

Aeroplani i parë luftarak i gjeneratës së pestë i prodhuar në Turqi synon të zëvendësojë flotën e vjetëruar të armatës turke.

Zhvillimi i fundit e bën Turqinë një nga vendet e pakta që zotëron këtë teknologji, raportoi Anadolia.

Aeroplani, sipas projektit të nisur në vitin 2016, u prezantua për herë të parë për publikun në mars të vitit të kaluar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR