• e shtunë, 23 nëntor 2024

Turqia mori ofertë nga BRIKS për t'u bërë vend partner në organizatë, deklaroi ministri turk i Tregtisë

Turqia mori ofertë nga BRIKS për t'u bërë vend partner në organizatë, deklaroi ministri turk i Tregtisë

Ankara, 13 nëntor 2024 (MIA) - Turqia mori ofertë për t'u bërë vend partner i BRIKS-it, deklaroi sot ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat.

Në intervistë për ueb faqen lituaneze, Tvnet.lv, Bolat deklaroi edhe se ky është "një proces tranzitor".

Ai shtoi se përfshirja në BRIKS do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Turqinë, pasi që do të mundësojë bashkëpunim me të gjitha platformat më të rëndësishme globale.

"BRIKS (i themeluar nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) është organizatë për bashkëpunim, përfshin vende të rëndësishme që përbëjnë 25 për qind të BPV-së botërore. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR