Turqia mbyll portet për anijet izraelite
- Turqia zyrtarisht pezulloi sot trafikun ujor me Izraelin.
- Post By Sara Ademi
- 18:50, 21 gusht, 2025
Ankara, 21 gusht 2025 (MIA) - Turqia zyrtarisht pezulloi sot trafikun ujor me Izraelin.
Sot hyn në fuqi ndalesa për hyrje në portet turke për të gjitha anijet që lundrojnë nën flamurin e Izraelit, si dhe anijet që janë në pronësi të shtetasve izraelit.
Në të njëjëtën kohë, autoritetet turke u ndalojnë të gjitha anijeve që lundrojnë nën flamurin turk të udhëtojnë dhe të mos transportojnë mallra në Izrael. Gjithashtu pronarët e anijeve duhet të firmosin deklaratë se aktivitetet e tyre nuk janë të lidhura me Izraelin. sa/
foto: MIA