• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqia edhe më tej e bllokon Suedinë për në NATO, Erdogan ende kërkon ekstradimin e terroristëve të dyshuar

Turqia edhe më tej e bllokon Suedinë për në NATO, Erdogan ende kërkon ekstradimin e terroristëve të dyshuar
Stamboll, 1 nëntor 2022 (MIA) - Ankaraja ende kërkon që Stokholmi t'i ekstradojë personat e dyshuar, të cilat i konsideron terroristë, deklaroi një përfaqësues zyrtar turk. Turqia ende nuk është e gatshme ta heqë veton dhe ta mbështesë kandidaturën e Suedisë për në NATO", deklaroi dje zëdhënësi i Partisë së drejtësisë në pushtet, Omer Çelik. Premtimet e dhëna nga Stokholmi lidhur me shqetësimin e Ankarasë për sigurimin e azilit për terroristët e dyshuar nuk mjaftojnë, shtoi ai. "Këto paralajmërime të Suedisë janë të mira, por nuk mjaftojnë përderisa nuk zbatohen", tha Çelik, transmetoi Blumberg. Turqia e stopoi procesin e miratimit të kërkesave të Suedisë dhe Finlandës për hyrje në NATO, që u parashtruan në maj. Dy kombet tentuan t'i bashkangjiten bllokut ushtarak pas fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës. Ankaraja paraprakisht paralajmëroi se mund t'i bllokojë ofertat, duke i akuzuar dy kombet se po strehojnë anëtarë të Partisë punëtore kurde (PKK) dhe grupe të tjera që i konsideron si organizata terroriste. Në fillim tl tetorit presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan konfirmoi se vendi i tij është i gatshëm ta mbështesë kandidaturën e Finlandës, duke shtuar se "Finlanda nuk është vend në të cilin terroristët shëtisin lirshëm". Para një jave, mediumet britanike lajmëruan se Suedia e ka informuar Turqinë se është e gatshme të bashkëpunojë me Ankaranë për ekstradimin e personave të dyshuar për terrorizëm dhe kumtoi se ka ndërmarrë masa shtesë kundër militantëve kurdë. Stokholmi, gjithashtu, gjoja, ka thënë se mbetet "tërësisht i përkushtuar në zbatimin" e memorandumit të nënshkruar nga Suedia, Finlanda dhe Turqia në korrik. Kryeministri suedez, Ulf Kristerson sot deklaroi se vendi i tij "e respekton shumë faktin që secili vend në Aleancë sjellë vendime të veta", duke shtuar se kohë më parë ka biseduar në telefon me Erdoganin dhe se janë dakorduar të shkojë në Ankara dhe se datën e saktë të vizitës do ta kumtojë kur kjo do të konfirmohet zyrtarisht. Pritet që kryeministri suedez ta vizitojë Turqinë javën e ardhshme. Deklaratat erdhën në prag të vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Turqi këtë javë. Deri më tani vetëm dy anëtare të NATO-s nuk i kanë ratifikuar protokollet inkuadruese për Finlandën dhe Suedinë: Turqia dhe Hungaria. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR