• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Turqia e hapi kufirin me Armeninë për shkak të dërgesës së ndihmës pas tërmeteve

Turqia e hapi kufirin me Armeninë për shkak të dërgesës së ndihmës pas tërmeteve

Ankara, 11 shkurt 2023 (MIA) - Turqia e hapi vendkalimin kufitar me Armeninë në mënyrë që të mundësojë dërgesë të ndihmës humanitare për viktimat nga tërmeti në 10 provinca jugore turke, lajmëroi Anadollu.

Pesë kamionë me ndihmë humanitare kaluan përmes vendkalimit kufitar Aliçan në rajonin turk Ugder. Pika për herë të fundit ishte përdorur në vitin 1988, kur Gjysmëhëna e Kuqe turke dërgoi ndihma pas tërmetit në Armeni.

"Të nxhjerrim diçka mirë nga kjo katastrofë e madhe. Solidariteti shpëton jetë!", shkroi deputeti armen turk Garo Pajlan në Tuiter.

I tërë kufiri tokësor mes Turqisë dhe Armenisë është mbyllur prej vitit 1993, pas trazirave mes Armenisë dhe turqve etnik azerbajxhanas.

Dy vnedet fqinje i ripërtërinë kontaktet në fund të vitit 2021. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR