• e diel, 22 dhjetor 2024

Turqia do t'i dhurojë Shqipërisë një numër "të konsiderueshëm" të dronëve kamikazë

Turqia do t'i dhurojë Shqipërisë një numër

Tiranë, 10 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do t'i dhurojë Shqipërisë një numër "të konsiderueshëm" të dronëve kamikazë, deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pa precizuar tipin e dronëve që bëhet fjalë.

"Në konferencën e përbashkët për media me Erdoganin i cili ndodhet për vizitë njëditore në Tiranë, Rama tha se ajo është një dhuratë që vjen si një mesazh i fortë nga Turqia se Shqipëria nuk mund të sulmohet", publikoi Ora Njuz.

Kryeministri Rama e falënderoi Erdoganin dhe shtoi se blerja e dronëve kamikazë nuk do të thotë se vendi i tij do të sulmojë dikë, por është porosi që nuk mund të sulmohet.

"Kjo dhuratë për Turqinë nuk duhet të shqetësojë askënd. Nga ana tjetër, ne jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur sot pasi konfirmojmë një etapë të re, për forcimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe për të forcuar këtë marrëdhënie, ku është e njohur në botë se Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë të kapaciteteve prodhuese të industrisë ushtarake dhe ku kemi evidentuar investime në këtë fushë", theksoi ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR