Turqia dhe Iraku nënshkruan 11 marrëveshje për bashkëpunim në sektorët kyçë
- – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri i Irakut, Mohamed Shia al Sudani nënshkruan 11 marrëveshje për bashkëpunim në sfera të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, arsimin, emigrimin dhe sektorë të tjerë kyç.
- Post By Fitore Curri
- 20:12, 8 maj, 2025
Ankara, 8 maj 2025 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri i Irakut, Mohamed Shia al Sudani nënshkruan 11 marrëveshje për bashkëpunim në sfera të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, arsimin, emigrimin dhe sektorë të tjerë kyç.
“Bëmë përparim serioz në marrëdhëniet tona me Irakun”, shpresoj se do të vazhdojmë t’i përforcojmë lidhjet tona”, theksoi Erdogani.
Ai shtoi se me Sudanin arritën marrëveshje edhe për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit.
“Në të ardhmen nuk ka vend për terrorizëm në rajonin tonë. Asnjëherë nuk e kemi konsideruar qëndrueshmërinë dhe paqen e Irakut si të ndara nga e jona dhe asnjëherë nuk do ta konsiderojmë”, theksoi Erdogani.
Ai theksoi se vitin e kaluar shkëmbimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Irakut ishte afërsisht 18 miliardë dollarë dhe se është “i madh potenciali për zhvillim të tregtisë dypalëshe”.
Turqia dhe Iraku u morën vesh që të bashkëpunojnë edhe në luftën kundër narkotikëve, menaxhimit me katastrofa dhe situata të jashtëzakonshme, meteorologjisë dhe teknologjisë informatike. fc/
Foto: EPA