• e enjte, 12 shkurt 2026

Turqia dhe Greqia të përkushtuara ndaj përforcimit të marrëdhënieve miqësore dhe përmirësimit të kanaleve të komunikimit

Turqia dhe Greqia të përkushtuara ndaj përforcimit të marrëdhënieve miqësore dhe përmirësimit të kanaleve të komunikimit

Athinë, 12 shkurt 2026 (MIA) - Turqia dhe Greqia edhe njëherë cekën se janë të vendosura për t'i përforcuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore, respektin e ndërsjelltë, bashkëjetesën e qetë dhe e konfirmuan përkushtimin e tyre për përmirësim të kanaleve dhe mekaizmave efikas në të gjitha niovelet, si dhe për eliminimin e burimeve të paarsyeshme të tensioneve, me qëllim që të evitohet eskalimi i mundshëm dhe rreziqet në menaxhimin me marrëdhëneit bilaterale, shkruan në deklaratën e përbashkët mes dy vendebe, të nënshkruar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Përveç deklaratës sëpërbashkët të Këshillit të djeshëm të lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, të mbajtur në Ankara, u nënshkruan edhe gjashtë marrëveshje për bashkëpunim, ndërsa mu avancimi i marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimi i sferave të bashlëpunimit janë cekur edhe në deklaratën e përbashkët mes dy qeverive të Turqisë dhe Greqisë.

"Të dyja palët përsëritën se bashkëpunimi i zgjeruar bilateral, me respektim të plotë të së drejtës ndërkombëtare, prëfshirë edhe Kartën e OKB-së, plotësisht do t'i përforcojë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin dhe do ta stimulojë rritjen ekonomik të rajonit", shkruan në deklaratë.

Të dy vendet u dakorduan plotësisht t'i prëforcojnë lidhjet tregtare me qëllim që vëllimi i tregtisë bilaterale deri në fund të dekadës të arrijë 10 miliardë dollarë, e përshëndetën vazhdmin e programit për dhënie të vizave afatshkurtapër turistët turq në 12 ishijt grekë në Detin Egje, e cekën edhe rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër emigracionit ilegal, si dhe kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Plotësisht, në dekalratën e përbashkët janë përmendur mundësitë për bashkëpunim në energjetikë, në modernizimin e korridoreve kyçe tejkufitare rrugore dhe hekurudhore, në menaxhimin e qëndrueshëm me ujërat në basenin e lumit Maricë?Evros, si dhe në fushën e teknologjive të reja.

Turqia dhe Greqia e konfirmojnë edhe "përkushtimin e tyrre ndaj punës kjonstruktive në suaza të NATO-s si dy vende aleate, përfshirë edhe në prag të Samitit në Ankara që do të mbahet më 7 - 8 korrik 2026 në Turqi".

Në deklaratat pas Këshillit të gjashtë të lartë për bashkëpunim në Ankara, presidenti turk dhe kryeministri grek e cekën rëndësinë e mbajtjes së kontakteve dhe dialogit të ndërsjelltë, ndërkaq folën edhe për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.

Erdogan theksoi se qartë dhe sinqerisht biseduan për pozicionet ër Detin Egje dhe Mesdheun lindor.

Lidhur me çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, kryeministri grek theksoi se caktimi i zonave detare, shkëmbit kontinental dhe dhe Zonës ekskluzive ekonomike në Egje dhe në Mesdheun lindor është "dallimi i vetëm që mudn të paraqqitet para organit ndërkombëtar gjyqësor në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe detare". ab/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR