• e enjte, 07 nëntor 2024

Turqia dhe Egjipti, pas 10 vitesh tensione, emëruan ambasadorë

Turqia dhe Egjipti, pas 10 vitesh tensione, emëruan ambasadorë

Ankara, 4 korrik 2023 (MIA) - Egjipti dhe Turqia ngritën sot marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadorëve për herë të parë nga viti 2013.

Në kumtesën e përbashkët, të dy vendet njoftuan emërimin e Salih Mutlu Sena për ambasador të ri të Turqisë në Kajro dhe Amr El Hamami për ambasador të Egjiptit në Ankara.

"Ky hap ka për qëllim rivendosjen e marrëdhënieve normale midis dy vendeve dhe demonstron vendosmërinë e tyre të ndërsjellë për të punuar në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në interesin më të mirë të popullit turk dhe egjiptian", thuhet në kumtesë.

Egjipti dhe Turqia tërhoqën ambasadorët e tyre pasi tensionet u përshkallëzuan kur ushtria egjiptiane rrëzoi presidentin Mohamed Morsi në vitin 2013 pas protestave masive.

Marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Egjiptit prej atëherë janë në nivel të kryerjes së punëve.

Morsi ishte anëtar i organizatës islamiste Vëllazëria myslimane, e cila ishte mbështetur nga Turqia.

Egjipti e shpalli grupin si organizatë terroriste.

Për shkak të krizës ekonomike Turqia bën përpjekje t'i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët në rajon.

Gjithashtu, më parë i përmirësoi lidhjet e saj me Izraelin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s


  

 

QËNDRONI TË LIDHUR