Turqia dhe Britania e Madhe përgatisin negociata të reja tregtare
- Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord që deri në fund të korrikut të zhvillojnë raundin e parë të negociatave për të azhurnuar dhe zgjeruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis tyre. Lajmin e bëri të ditur ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat.
- Post By Lindita Sulejmani
- 19:04, 7 maj, 2025

Ankara, 7 maj 2025 (MIA) - Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord që deri në fund të korrikut të zhvillojnë raundin e parë të negociatave për të azhurnuar dhe zgjeruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis tyre. Lajmin e bëri të ditur ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat.
Marrëveshja për tregti të lirë midis Britanisë së Madhe dhe Turqisë, si aleatë të NATO-s, u vazhdua as daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në vitin 2020. Megjithatë, revizioni i kryer nga të dyja palët në vitin 2023 tregoi mundësi për përmirësim.
Në një postim në rrjetin social "Iks", Bolat tha se takimi i tij në Londër me Ministrin britanik të Biznesit dhe Tregtisë, Xhonatan Rejnolds, ishte i suksesshëm dhe se palët kishin nënshkruar pjesë specifike të marrëveshjes tregtare që lidhen me automjetet motorike dhe kimikatet, duke ndërmarrë "një hap të rëndësishëm në procesin e përditësimit".
"Përveç kësaj, kemi rënë dakord të mbajmë Takimin e tetë të Komitetit të përbashkët ekonomik dhe tregtar Turqi-Mbretëria e Bashkuar në Londër më vonë këtë vit, ku do të bëjmë një vlerësim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve tona tregtare", shtoi Bolat. ls/
Foto: piksabej/ilustrim