• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Turqi: Edhe 150 orë pas tërmetit, shpëtimtarët gjejnë të mbijetuar nën rrënoja

Turqi: Edhe 150 orë pas tërmetit, shpëtimtarët gjejnë të mbijetuar nën rrënoja

Ankara, 12 shkurt 2023 (MIA) - Operacionet shpëtimtare vazhdojnë në rajonet e goditura bga tërmeti shkatërrues i cili të hënën e goditi Turqinë, ndërsa shërbimet njoftojnë se sot janë gjetur dhe shpëtuar nga rrënoijar katër të mbijetuar, tre prej të cilëve fëmijë.

Fillimisht u kumtua se është shpëtuar një vajzë në Hataj. Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha deklaroi se ekipet shpëtimtare arritën të nxjerrin një vajzë të gjallë, e moshës tre deri katër vjepare nën mbetjet e ndërtesës së rrënuar në qytetin Hataj në Turqinë Jugore, lajmëroi televizioni shtetëror TRT-Haber.

Fëmija është shpëtuar 150 orë pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit me fuqi prej 7,7 ballë, që të gjithë e definojnë si mrekulli të vërtetë. vajza ishte dërguar në spitalin "Sahra" në Hataj.

Qyteti Hataj dhe rajoni me të njejtin emër literalisht janë fshirë pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

"Mrekulli në 150 orë. Fëmija para pak kohe ishte shpëtuar nga ekipet tona. Shpresë ka çdoherë", deklaroi Fahretin Koça.

Pak më vonë TV TRT-Haber informoi se djali shtatëvjeçar në qytetin Adijaman, i cili gjithashtu është mes rajoneve më të oditura nga katastrofa natyrore, është shpëtuar në orën e 152-të (na tërmeti në orën 4:17 më 6 shkurt).

Të githa mediumet turke shpëtimin e djaloshit Haxhi Ahmet e definojnë si "mrekulli të re në Adijaman"

Disa minuta më vonë, u kumtua edhe se një djalosh dhe nëna e tij ishin shpëtuar nga rrënoijat e bllokut në qytetin Antakia, qarku Hataj.

Sipas Anadollu, Jomeri i vogël ishte nxjerrë nga rrënojat e bllokut të rrëzuar sot në mëngjes në orën 9:20, ndërsa shpëtimtarët më vonë arritën ta nxjerrin nënën e gjallë të Jomerit nga rrënojat. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR