• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turk për DPA: Ka shenja për krime lufte në luftën në Gaza

Turk për DPA:  Ka shenja për krime lufte në luftën në Gaza

Gjenevë, 2 janar 2024 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për të drejtate njeriut, Uolker Turk, sheh shenja të krimeve të luftës, si dhe të krimeve kundër njerëzimit në luftën në Gaza, lajmëroi DPA.

Turk e thekson sulmin ndaj izraelit më 7 tetor, duke përfshirë edhe të shtënat joselektive ndaj Izraelit, si dhe aksionin ushtarak kundër objekteve civile.

Ai për DPA nga Gjeneva deklaroi "nëse shikoni se si ka reaguar Izraeli në sulmin e 7 tetorit, ka brengë të madhe për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare".

Ai shtoi se 70 për qind e atyre që i ndjejnë pasojat e bombardimeve të forta izraelite janë gra dhe fëmijë të mitur.

"Mund të supozohet se shumica e të lënduarve janë civilë", deklaroi austriaku për DPA dhe shtoi se "ndëshkimi i mëtejshëm kolektiv i palestinezëve është krim lufte".

Turk tha edhe se ekzistojnë indikacione se ndoshta janë kryer krime kundër njerëzimit.

"Duke pasur parasysh bombardimet joproporcionale dhe shumë të rënda, të kombinuara me mungesën e ndihmës efektive humanitare, ka shqetësime serioze që duhet të hetohen më në detaje", tha ai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR