• e enjte, 27 shkurt 2025

Turk: Me veprimet luftarake në Gaza, Izraeli tregon përbuzje të paparë ndaj të drejtave të njeriut

Turk:  Me veprimet luftarake në Gaza, Izraeli tregon përbuzje të paparë ndaj të drejtave të njeriut

Gjenevë, 27 shkurt 2025 (MIA) - Komisari i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Uolker Turk, akuzoi Izraelin se ka treguar përbuzje të paparë ndaj të drejtave të njeriut me veprimet e tij luftarake në Rripin e Gazës dhe vlerësoi se grupi palestinez Hamasi e ka shkelur të drejtë ndërkombëtare.

"Asgjë nuk e arsyeton mënyrën e tmerrshme në të cilën izraeli ka kryer veprimet e tij luftarake në Gaza, të cilët vazhdimisht e shkelin të drejtën ndërkombëtare", tha Turk gjatë prezantimit të raportit të ri për gjendjen me të drejtat e njeriut në Gaza, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor para Këshillit për të drejtat e njeriut në Gjenevë, raportuan mediat britanike.

Turk, gjithashtu, vuri në dukje se Hamasi në mënyrë joselektive ka hedhur projektilë në territorin palestinez, që konsiderohet krim lufte. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR