• e shtunë, 06 korrik 2024

Turk i tmerruar nga shkatërrimi i spitaleve "Naser" dhe "Al-Shifa" në Rripin e Gazës dhe varrezat masive në to

Turk i tmerruar nga shkatërrimi i spitaleve

Gjenevë, 23 prill 2024 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut Uolker Turk sot deklaroi se është "i tmerruar" nga shkatërrimi i institucioneve mjekësore Naser dhe Al Shifa në Gaza dhe raportet për varrezat masive të zbuluara në to.

Mediat britanike citojnë se gjatë fjalimit në brifing në KB, Turk gjithashtu, i dënoi sulmet izraelite ndaj Gazës në ditët e fundit, në të cilat, siç tha, humbën jetën kryesisht gra dhe fëmijë.

Ai gjithashtu, e përsëriti paralajmërimin kundër aksionit më Rafah, duke deklaruar se kjo mund të sjellë "krime të reja". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR