• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turk i shqetësuar për eskalimin e dhunës në Siri

Turk i shqetësuar për eskalimin e dhunës në Siri

Gjenevë, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Komisari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeruit, Volker Turk është i shqetësuar për shkak të dhunës në Sirinë veriperëndimore, lajmëroi sot zëdhënësi i tij, Xheremi Lorens.

"Kabineti ynë dokumentoi seri të incidenteve ekstreme shqetësuese të cilat rezultuan me numër të madh të viktimave në civilë, përfshirë edhe numër të madh të grave dhe fëmijëve, në sulmet edhe nga Hajat Tahrir al-Shams (HTS) edhe nga forcat proqeveritare", theksoi Lorens.

Luftimet në Siri filluan më 27 nëntor kur rebelët e kryesuar nga gruoi militant islamist hajat Tahrir al-Sham e shkelën marrëvehsjen për deeskalim dhe i sulmuan provincat Alepo, Idlib dhe Hama. Armata siriane iu kundërpërgjigj sulmit. Komanda e armatës siriane dje kumtoi se gjatë ditëve të kaluara janë likuadiuar mbi 400 rebelë.

Përderisa Observatori sirian për të drejta të njeriut kumtoi se luftimet në Sirinë veriperëndimore jetën e humbën 514 njerëz, prej të cilëve 92 civilë. Sipas organizatës me seli në Londër, në mesin e të vdekurve 268 janë rebelë dhe 154 pjesëtarë të armatës siriane. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR