• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Turk: I nxehti në Irak tregon se "epoka e ngrohjes globale" ka filluar

Turk: I nxehti në Irak tregon se

Bagdad, 10 gusht 2023 (MIA) - I nxehti ekstrem dhe ndotja e ajrit në Irakun jugor tregojnë qartë se ka filluar "epoka e ngrohjes globale", tha shefi i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

 Ai i bëri komentet e tij në fund të një vizite katërditore në Irak, gjatë së cilës u takua me liderët lokalë dhe udhëtoi nëpër vend, ku temperaturat ndonjëherë arrinin 50 gradë Celsius. Qëllimi i vizitës së Turkut ishte që të bisedohet për të drejtat e njeriut me fokus ndryshimet klimatike.

"Duke qenë në të nxehtin e këtij rajoni, duke marrë frymë ajrin e ndotur nga shumë pishtarë të ndezur të vendosur në rajon -  mu bë e qartë se epoka e ngrohjes globale ka filluar", tha Turk në një konferencë për shtyp në Bagdad. 

 Ai foli për kohën e tij në Basra, në pjesën jugore të Irakut që prodhon naftë. Sipas KB-së, Iraku është ndër vendet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR