• e diel, 22 dhjetor 2024

Turizmi shqiptar ka nevojë për 100 mijë punëtorë, është i mbushur me njerëz nga vendet aziatike

Turizmi shqiptar ka nevojë për 100 mijë punëtorë, është i mbushur me njerëz nga vendet aziatike
 
 
Tiranë, 25 prill 2023 (MIA) - Për shkak të largimit të kuadrove të kualifikuar, kryesisht në Gjermani dhe Greqi, Shqipëria po vuan nga mungesa e madhe e fuqisë punëtore, njoftoi Top Channel.
 
"Turizmi shqiptar ka nevojë për 100 mijë punëtorë. Deri më tani kemi rezerva për 80 për qind të kapaciteteve, por sigurimi i personelit të kualifikuar dhe të tjerë është një dhimbje koke e madhe për ne", tha Rahman Casa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.
 
Sipas tij, më pak se dy muaj nga fillimi i sezonit turistik veror, kur pritet të mbërrijnë çarterët e parë me turistë, operatorët turistikë janë angazhuar maksimalisht në ofrimin e stafit që do të ofrojë shërbim cilësor.
 
Ata kanë frikë, shton ai, duke punësuar njerëz nga vendet aziatike se sa do të jenë në nivelin e kërkuar të cilësisë.
 
"Njerëzit e kualifikuar kanë ikur në Gjermani dhe Greqi, sepse po kërkon kamarierë me 1 mijë euro pagën plus akomodimi e ushqimi i siguruar nga ata. Nëse ne kemi arrit standartet sa i përket akomodimit, duhen justifikuar, kemi rritur dhe çmimet por nëse nuk ia kthejmë me një shërbim cilësor do të kemi review të keqe.”– tha Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Në një takim ndërmjet operatorëve u diskuta për krijimin e lehtësirave dhe subvencionimin e subjekteve që punojnë vetëm 6 muaj dhe gjatë dimrit janë të detyruar të mbyllin aktivitetin. ls/

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR