• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turistet polake Leshikovski i falënderuan shpëtimtarët nga Prilepi

Turistet polake Leshikovski i falënderuan shpëtimtarët nga Prilepi
Prilep, 14 shtator 2022 (MIA) - Motrat e reja Silvia dhe Monika Leshikovska janë vajzat nga grupi i turistëve polakë të cilat u desh të shpëtohen nga çarja e shkëmbinjve gjatë kthimit nga manastiri Tërskavec në Prilep. Ato kishin kërkuar ndihmë që të shpëtohen gjatë kthimit nga vizita në manastirin e njohur botërisht, rrethina e të cilit është me shkëmbinj dhe jo rrallë e depërtueshme nëse nuk ndiqet rruga e asfaltuar. Më adekuate ishte ndihma e nga shoqata "Zllatovërv" dhe pas orës 17 ishin shpëtuar pa ndonjë lëndim dhe kaluan me disa grithje, por edhe përvojë të rëndë e cila nuk harrohet. Gjatë kthimit në Prilep, Silvia në emrin e saj dhe të motrës së saj Monika tregoi se sa ishin të frikësuara, por edhe përfundimisht falënderuese për Darko Nedanoskin dhe Ivan Atanasovskin nga shoqata "Zllatovërv". Silvia dhe Monika Leshikovska ishin pjesë e grupit prej 37 turistëve polakë. Për herë të parë kishin ardhur. Nga Shkupi ishin në Ohër, ndërsa pastaj në Tërskavec. Nedanoski nga shoqata "Zllatovërv" është i lumtur që ka pasur mundësi të ndihmojë dhe që situata ka kaluar pa lëndime dhe pasoja të mëdha. Në raste të tjera, siç tha, nuk ka qenë ashtu. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR