• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turistët ndajnë pamje tronditëse nga Rodosi

Turistët ndajnë pamje tronditëse nga Rodosi

Athinë, 26 korrik 2023 (MIA) - Zjarrfikësit grekë tashmë shtatë ditë po luftojnë me zjarret pyjore në Rodos. Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis tha se "vendi është në luftë" dhe se ai është plotësisht i përqendruar në shuarjen e zjarreve. Ai paralajmëroi se vijojnë ende ditë të vështira. 

Në Tiktok në ndërkohë shpërndahen pamje emotive nga ishulli grek. Më shumë se qindra zjarrfikës po bëjnë përpjekje që t'i vendosin nën kontroll zjarret, por nxehtësia dhe era e rëndojnë situatën. Shumë turistë të cilët ishin në Rodos kur kishte shpërthyer zjarri ndajnë fotografi dhe video nga ishulli të cilat me të vërtetë janë tronditëse. 

@metasara #rhodeisland #prayforrhodos #rhodesfire #greece🇬🇷 #firefighter #2023 ♬ original sound - 🎧<𝟛

"Ishulli ynë i shkëlqyeshëm po vdes", "Shihni sa i bukur dhe i qetë ishte ky ishull. Tani po vdes" - thonë disa nga komentet. 

@vbaudler Evacuation😖#rhodesfire #vacation #evacuation #prayforrhodes ♬ watch - 🦋

Rreth 20.000 njerëz duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe hotelet në Rodos gjatë fundjavës, sepse ferri i zjarrtë që filloi të përhapej para një jave, i kaploi edhe pushimoret në breg. Zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha dhe dëmtoi dhe shkatërroi një numër të madh të ndërtesave. 

Greqia shpesh është e goditur nga zjarret në muajt e verës, pasi ndryshimet klimatike kontribuan për stuhi më ekstreme të nxehtësisë përgjatë jugut të Evropës, ndërsa po rritet edhe frika se turistët në të ardhmen do t'i shmangin këto destinacione. fc/

Fotografia: Tiktok

QËNDRONI TË LIDHUR