• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tupançevski: Besoj se deri në fund të vitit do të miratohet Kodi i ri Penal

Tupançevski: Besoj se deri në fund të vitit do të miratohet Kodi i ri Penal
Shkup, 17 shkurt 2022 (MIA) - Versioni i parë nga Kodi i ri Penal besoj se do të jetë gati para pushimeve, pas çka do të hapet debat i gjerë dhe deri në fundit do të miratohet, paralajmëroi sonte ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski në emisionin "Uin-Uin" në televizionin Tellma. Tupançevski theksoi se deri më tani ka rreth 37 ndryshime të Kodit aktual Penal, prej të cilave një pjesë janë bërë menjëherë dhe në bazë ditore dhe se qëllimi është që tani lloji i tillë i punës të shmanget, me atë  që në tekstet e reja tashmë një kohë të gjatë punojnë grupet e punës nga Ministria me ndihmën e ekspertëve të huaj. Konsideron se ekziston nevoja nga detektimi i situatave dhe reagim i shpejtë për mënjanimin e disa anomalive të cilat janë pjesë përbërëse e sistemit gjyqësor. "Nuk duhet të themi më kurrë se gjyqësori e ka fajin. Do të duhet të ndalemi njëherë e përgjithmonë dhe të japim emër e mbiemër, identifikim, të personalizojmë edhe situatat, por edhe personat që kontribuojnë për një qëndrim të tillë negativ ndaj këtyre situatave", deklaroi Tupançevski. Tha se kapaciteti i Ministrisë së Drejtësisë në këtë moment është drejtuar kah ajo që të bëjë sa është e mundur më shumë që të krijohen kushte optimale që disa situata të mos përsëriten. "Është fakti është se gjërat duhet të ndryshojnë. Unë insistoj që kjo nuk mund të bëhet brenda natës ose disa situata që kanë zgjatur prej dekadash mund të zgjidhen për një muaj e një ditë, për sa kohë që unë jam në pozicion. Besoj se do të kem pak më shumë mundësi, mirëkuptim dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera që kanë për detyrë të arrijnë atë që quhet drejtësi", deklaroi Tupançevski. Sa i përket vendimit të gjykatës në Strasburg për tërheqjen e faljes nga Gjorge Ivanovi, Tupançevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut definitivisht e ka dhënë maksimumin e saj në mbrojtjen e qëndrimeve. "Kjo është një mosmarrëveshje që po zhvillohet dhe ende nuk ka epilog se në cilin drejtim do të shkojë. Vendimi nuk është marrë ende dhe duhet të presim që GJEDNJ të vendosë. Vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut janë pjesë përbërëse e rregulloreve tona dhe duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë, gjegjësisht të jemi të kujdesshëm", tha Tupançevski. Theksoi se po punohet në Ligj të ri për falje, në të cilin që kur ka udhëhequr me grupin e punës në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë para se të bëhet ministër, ishin vendosur margjinat se si të mos lihet hapësirë që të interpretohet gabimisht ose ndonjë dispozite t'i jepet zgjerim i madh presidentit, gjegjësisht ministrit ose subjekteve të tjerë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR