• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Tunberg u dënua për mosbindje ndaj urdhrit të policisë

Tunberg u dënua për mosbindje ndaj urdhrit të policisë

Stokholm, 24 korrik 2023 (MIA) - Eko aktivistja suedeze Greta Tunberg është shpallur fajtore për mosbindje ndaj urdhrit të policisë për t'u larguar nga një protestë në qytetin jugor Malme më 19 qershor dhe është gjobitur për incidentin.

Tunberg pranoi se ajo mori pjesë në protestë dhe nuk iu bind urdhrave të policisë, por u deklarua e pafajshme dhe tha se veprimet e saj ishin të justifikuara.

"Veprimet e mia mund të justifikohen", tha Tunberg në gjykatë.

"“Besoj se jemi në një gjendje të jashtëzakonshme që kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën tonë. Njerëz dhe komunitete të panumërta janë në rrezik si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë", shtoi ajo.

Gjoba do të bazohet në të ardhurat e Tunberg dhe nuk është ende e qartë se sa do të duhet të paguajë.

Tunberg ishte pjesë e një grupi protestuesish që bllokuan rrugën për kamionët e naftës në depon në Malme. Ndaj saj është bërë kallëzim penal pasi nuk ka respektuar urdhrin e policisë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR